Vetëm një rast me Covid-19, shërohen edhe 15 të tjerë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 211 mostra, ku prej këtyre është konfirmuar vetëm një rast me Covid-19.
Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec).
Sipas IKShPK-së, sot janë shëruar 15 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 769.
Nga data 8 shkurt deri më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 989 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.952.228 raste të Covid-19 dhe 323.009 raste të vdekjes.
(M.Q / Epoka e re)