Vetëm një rast me Covid-19, shërohen edhe shtatë të tjerë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe nga to është konfirmuar vetëm një rast me Covid-19.
Rasti pozitiv është rast kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Vushtrri).
IKSHPK-ja ka njoftuar se po ashtu sot janë shëruar shtatë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 801.
Nga data 8 shkurt deri më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.992 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.048 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
(M.Q / Epoka e re)