
Vetëm një rast me Covid në 24 orët e fundit
27 tetor 2022
| 11:01
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 63 testime është konfirmuar vetëm një rast me Covid-19.
Sipas raportit të MSh-së, një pacient është shëruar nga ky virus.
Raste aktive me Covid janë 21.
Në 24 orët e fundit vaksinën e kanë marrë 7 persona.