Vetëm një rast me Covid në Kosovë, asnjë i vdekur
18 tetor 2021
| 14:59
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.419 testime, një qytetar ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19.
Sot janë shëruar edhe 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 632.