Vetëm për 24 orë, 82 operacione në QKUK
Në 24 orët e fundit në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) janë kryer 82 operacione.
Nga raporti i Klinikës së Anestezionit bëhet e ditur se 28 operacione janë kryer në Klinikën e Gjinekologjisë, 8 operacione emergjente në Klinikën Emergjente, 8 operacione në Klinikën e Ortopedisë.
Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale ka kryer 2 operacione, përderisa në Klinikën e ORL-së me anestezion total janë kryer 9 operacione.
Në Kirurgji Torakale janë kryer 2 operacione, në Kardiokirugji 1 operacion.
Stafi mjekësor i Klinikës së Neurokirurgjisë ka kryer 2 operacione, përderisa në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë kryer 3 operacione.
Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka kryer 4 operacione, kurse në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve janë kryer 5 operacione.
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale janë kryer 6 operacione, kurse në Klinikës Urologjisë 4 operacione.