Vetëm për dy ditë aplikuan mbi 7 mijë qytetarë për pasaporta
Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë pas liberalizimit të vizave është rritur dukshëm. Në Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) kanë bërë me dije se për këto dy ditë të janarit, numri i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë ka shkuar në 7 mijë e 400.
Kryeshefi ekzekutiv i ARC-së, Blerim Camaj, ka thënë se gjatë vitit 2023, janë pajisur rreth 300 mijë qytetarë, ndërsa vetëm në muajin dhjetor, ky institucion i ka lëshuar më shumë se 30 mijë pasaporta.
“Gjatë vitit 2023 diku rreth 300 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë pajisur me pasaporta, ndërsa në vitin 2023 në muajin dhjetor shihet një rritje më e madhe kështu që në muajin dhjetor i kemi diku mbi 36 mijë pasaporta të lëshuara”, ka thënë Camaj.
Camaj ka thënë gjatë dy ditëve të fundit të janarit, ARC-ja i ka pajisur me pasaporta 7 mijë e 400 qytetarë.
“Vetëm në këto ditë të janarit do të thotë më 3 dhe 4 janar është diku rreth 7 400 qytetarë që kanë aplikuar. 4 mijë kanë aplikuar me datën 3 janar, ndërsa 3 400 më datën 4 janar”, ka deklaruar Camaj.
Ndërsa Camaj ka thënë se interesimi i qytetarëve serbë për t’u pajisur me pasaporta është në rritje.
“Numri i pasaportave serb nuk i ndaj sistemet nuk i ndaj serb e shqiptarë por me komunat me shumicë serbe por edhe atje është në rritje kërkesat e komunave veriore”, ka deklaruar Camaj. /EO