Vetëm pesë pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor
28 mars 2022
| 10:16
Pesë pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Në trajtim janë edhe 8 pacientë post- Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 7 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë