Vetëm shtatë raste të reja me Covid në Kosovë
25 qershor 2021
| 15:07
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur vetëm shtatë raste të reja me Covid.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore nuk është raportuar asnjë person i vdekur.
“Nga 1 224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 292. Në total numri i rasteve aktive është 166”, ka njoftuar MSh-ja.