Vetëm tre lojtarë nuk nxjerrën në shitje nga Unitedi
Manchester United pritet të bëjë largime të shumta në merkaton e verës. “Djajtë e Kuq” nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, që përbën një kërcënim serioz për planet e drejtuesve duke sjellë paqartësi për të ardhmen e lojtarëve , ashtu si dhe për trajnerin Erik ten Hag e ardhmja e të cilit nuk është e sigurt.
Media angleze bëri të ditur se tek United janë mendje hapur sa u përket shitjeve dhe të gatshëm të vlerësojnë oferta. Madje dhe një lojtar si Marcus Rashford mund të lejohet të largohet me hapjen e merkatos.
Nëse United nuk luan fare në Evropë, ata do të duhet të ndjekin një politikë drastike shitjesh, pasi aftësia për të shpenzuar sezonin e ardhshëm është kompromentuar nga 555 milionë paundë të shpenzuara në 3 verat e fundit.
Vetëm 3 lojtarë, Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho dhe Rasmus Hojlund, janë kursyer nga lista e shitjeve, me United që shpreson të ndërtojë një skuadër fituese rreth kësaj tresheje në të ardhmen.