Vetëm tri klube janë në garë për ta fituar tripletën këtë sezon
Bayern Muncheni arriti që të siguronte një biletë për në finalen e Kupës së Gjermanisë, pasi fitoi ndaj Frankfurtit 2-1 në gjysmëfinale. Skuadra “bavareze” i bashkohet Juventusit dhe Paris Saint-Germainit në klubin e ekipeve të vetme që mund të fitojnë tripletë trofesh këtë sezon.
Barcelona e as Real Madridi nuk janë në garë për të fituar tre trofe, pasi janë eliminuar në Kupën e Mbretit. Në Angli Manchester City nuk ka shanse për ta fituar kampionatin, ndërkohë që Liverpooli është eliminuar nga FA Cup dhe Liga e Kampionëve.
Juventusi, PSG-ja dhe Bayern Muncheni kanë shanse që të fitojnë tre trofetë e rëndësishëm këtë sezon.
Napoli është në garë për momentin në tri kompeticionet, po shanset për triumfin e mundshëm në Seria A janë shumë minimale.
PSG-ja fitoi në tavolinë Ligën 1 prej pandemisë së Covid-19, ndërkohë që nuk ka një vendim zyrtar për finalen e Kupës së Francës, të cilën duhet ta luajë ndaj Saint-Etienne. Juventusi do të luajë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Milanit (ka fituar 1-0 në Milano), ndërkohë që në Ligën e Kampionëve duhet ta përmbysin humbjen 1-0 në Francë.