Vetëm Xhaka dhe Shaqiri nga shqiptarët në listën e Zvicrës

06 tetor 2023 | 13:26

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Murat Yakin për dy ndeshjet e muajit tetor.

Në listën e përbërë nga 23 futbollistë bëjnë pjesë edhe dyshja me prejardhje shqiptar, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Reprezentacioni i Zvicrës më 12 tetor do të përballet me Izraelin në udhëtim, ndërkohë tri ditë më vonë e pret Bjellorusinë.

Zvicra është në po të njëjtin grup me Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024. “Helvetikët” janë lider të Grupit I me 14 pikë. Ndërkaq, Kosova është e parafundit me 4 pikë dhe pa gjasa për kualifikim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Bearbock ka zhvilluar një…