Veteranët

17 korrik 2023 | 08:23

Uran Krasniqi

 

Në luftë

unë e humba këmbën

shoku im dorën

shoku tjetër zërin

Një ditë pas luftës

mua m’u desh këmba

për të qëndruar në rend

në rreshtin e regjistrimit të veteranëve

(rreshti ishte shumë i gjatë nga veteranët e rremë)

Shokut tim iu desh dora

për t’i rënë tavolinës

kur po i kërkohej

t’ua dëshmonte luftën

atyre që s’kishin luftuar

Shokut tjetër iu desh zëri

për të bërtitur

kur po ofendohej

Asnjëri nuk i patëm

i thamë njëri-tjetrit

hej

më mirë do të ishte t’i humbnim sytë

dhe veshët

 

Prishtinë, 15.07.2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ura e Krimesë është goditur sërish. Shpërthimi i regjistruar në…