Veteranët bëhen gati për protestë, edhe policia për ruajtje të rëndit

16 qershor 2022 | 08:03

Beteja e veteranëve të UÇK-së me qeverinë për t’u përfshirë në projektligjin që përcakton pagën minimale nuk ka përfunduar ende.

Sot, me fillim nga ora 09:30, veteranët kanë planifikuar mbajtjen e një “proteste gjithëpopullore” para Kuvendit dhe Qeverisë. Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale, i cili s’i përfshin ata, veteranët kanë paralajmëruar protestë masive.

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar në Facebook se do të ketë organizim me autobusë në mënyrë që protestës t’i bashkohen veteranët nga e gjithë Kosova.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë marrë masat e nevojshme dhe se janë takuar me përfaqësues të OVL të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes.

“Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së lajmëruar sipas ligjit mbi tubimet publike nga veteranët e UÇK-së, ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore. Sot (dje), më 15.06.2022, zyrtarë nga PK-ja kanë zhvilluar një takim njoftues me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes së saj dhe masave të tjera që lidhen me zhvillimin e protestës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e votimit në Kuvend në parim e projektligjit për…