Veteranët e Dukagjinit kërkojnë ndryshimin e ligjit për veteranët e UÇK-së

26 shtator 2018 | 14:07

Qindra veteranë të UÇK-së nga Zona e Dukagjinit kanë protestuar para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë në lidhje manipulimet me listat veteranëve.

Gjatë kësaj proteste, ata mbanin në duar parulla si: “Nuk i du lekët, po as ofendim”, “1700 veteranët të vdekur 50 të vetëvrarë”, “Mashtrues jeni ju e jo ne”, etj.

Veteranët e Dukagjinit kanë paralajmëruar se nëse Prokuroria nuk kërkon falje deri më 8 tetor, atëherë do të vazhdojnë me protestat që nuk do të jenë paqësore si kjo e ditës së sotme.

Ata janë shprehur se nëse e shohin se rrezikohet territori i Kosovës do të jenë të gatshëm për luftë.

Në këtë protestë, ata kanë kërkuar të miratohet ligji për vlerat e luftës dhe ndryshimi i ligjit për veteranët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bleron Fetaovski është peshëngritësi i vetëm që do ta përfaqësojë…