VETERANËT E SHQIPËRISË DHE VETERANËT E KOSOVËS BASHKË PËR INTERSAT KOMBËTARE

20 korrik 2022 | 13:44

Ismet Sylejmani

I dashur dhe shumë i nderuar Kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-së të Shqipërisë Odhise Porodini!

E nderuara Kryesi e Komitetit !
Të dashur ish- luftëtarë të luftës partizane, të dashura veterane e veteran dhe pasardhës!
I nderuar miku im Xhavit Jashari, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe pjestar i familjes së madhe Jashari të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari!
Vëllezër dhe motra, të nderuar të pranishëm!

Jam shumë i lumtur që sot jam në mesin Tuaj!

Edhe më i lumtur jam, që do të mbajë këtë fjalë rasti në 65 vjetorin e krijimit të Organizatës Tuaj të famshme, e cila pa as më të voglin dyshim ishte me ndikim të madh te të gjitha shtresat liridashëse të popullit shqiptar në Kosovë dhe vise!

Nëna Shqipëri, populli shqiptar, Kryekomandanti legjendar e lavdimadh, kryetitani e gjeniu shqiptar Enver Hoxha, jo vetëm nuk na braktisën kurrë e nuk na i kthyen krahët, por na dolën zot e na mbushën me besim të patundur, na mësuan e na udhëzuan: se po i rrokët armet e po luftuat për liri e çlirim, pavarësi e sovranitet të popullit shqiptar të Kosovës, do të ia arrini qëllimit final!

Dhe ja, sot Kosova është e lirë dhe e pavarur, është shtet sovran dhe i pranuar e i njohur ndërkombëtarisht!

Për të ardhur te kjo ditë është bërë luftë e madhe, është derdhur shumë gjak, janë mbajtur shekuj burg nga atdhetarët e patriotet shqiptar në Kosovë e vise dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka bërë realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese ashtu siç na mësonte mësuesi ynë i madh, Kryegjenerali i popullit shqiptar, i madhi dhe i pavdekshmi Enver Hoxha!

Asgjë nuk do të festonim sot, sikur Shqipëria të mos rreshtohej në krahun e drejtë të aleancës Antifashiste botërore të cilës i prinin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që në krahun e sajë kishte Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik!

Ngjashëm është edhe me UÇK-në, pasardhësen e UNÇ të Shqipërisë!

Ashtu sikur në krah të Shqipërisë që gjatë luftës ishin SHBA, Bashkimi Sovjetik e Britania e Madhe, edhe në krah të Kosovës ishte dhe vazhdon të jetë Amerika, Anglia, Gjermania etj…, por jo edhe Rusia, e cila për fatin e keq të Kosovës dhe të popullit shqiptar, ishte rreshtuar në anën e Serbisë pushtuese të Millosheviqit, e cila në Kosovë kreu masakër e gjenocid kundër njerëzimit!

Largpamësia e enverizmit çlirimtar e antifashist na ka mësuar e do të na mësojë, që kurdoherë të lidhemi në alencë me progresiven e me përparimtaren, kundër antinjerezores e kundër anticivilizueses, e cila është në shërbim të interesave të popullit, të Atdheut dhe Kombit tonë të panënshtruar!

Shqipëria është e rreshtuar në krah të Aleatit më të madh të popullit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si anetare e NATO-s, është në anën e drejtë të historisë!

Kjo paraqet kontinuitetin progresiv të nacionalçlirimtares antifashiste shqiptare, të rreshtimit të drejtë në kohë e në hapsirë, në akord të plotë me interesat e të perspektives të Shqipërisë së vogël, por me rrol shumë të madh e me ndikim në glob!

Të nderuar të pranishëm!

Me lejoni ti drejtohem një personaliteti këtu që është në mesin tonë!

Shumë i dashur Xhaxhi Odhise Porodini,
Kam knaqësinë e madhe, shfrytezoj rastin ideal që më është dhënë, të të falenderoj publikisht Ty e familjen Tënde, e në veçanti djalin Tënd, shokun e mikun tim të madh Kristaç Porodinin, për kontributin e madh që keni dhënë në organizimin e luftës së armatosur e çlirimtare, në fitoren e madhe të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese!

I gjithë populli shqiptar duhet ta dijë se shtëpia Jote ka qenë qerdhja e parë e UÇK-së, ka qenë baza e madhe dhe vendstrehimi i themeluesve të UÇK-së, ka qenë njëra nga Selitë e para të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!
Të jemi mirënjohës përgjithmonë!

Motra dhe vëllezër,

Kam shumë për të thënë do të dëshiroja të lexoja pa pushim me orë të tëra përpara jush!
Por po e mbylli me kaq, sepse sado që të vazhdoj nuk e them dot tërë atë që ma thot zemra ime për Nënën Shqipëri, e cila na mbajti në gji, na ushqeu e na brumosi, na burrëroi me heroizëm e trimeri!

Veteranët e LANÇ-së e veteranët e UÇK-së, duhet e do të jenë bashkë për interesat kombëtare!

Të dashur pjestarë të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-së të Popullit Shqiptar”Nderi i Kombit”, urime përvjetorin jubilar, shëndet e suksese nga zemra ju urojmë!

Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Rroftë populli shqiptar!

Gëzuar???

Ismet Sylejmani,
Ish Zëdhënës i UÇK-së i ZOK-ut dhe i Zonës së 6-të të TMK-së,
Tiranë, 20 Korrik 2022!

P.S:Fjalim i mbajtur në Tiranë në ambientet e Muzeut Kombëtar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paolo Dybala është bërë edhe zyrtarisht futbollist i ri i…