VETERANËT E UÇK-së
27 janar 2022
| 21:15
Shkruan: Agron Krasniqi
Shumë gra e burra
Sot janë me plot halle
Ata ishin dje
Në Ushtrinë Çlirimtare
Në ditët e lavdisë
Istikameve ishin
Lirinë me i sjellë vendit
Këtë qëllim e kishin
Nuk kursyen veten
Për t’ shtrenjten Liri
Por sot si jeton
Kjo kategori?
Sot, shumë nga ta
Janë lodhë e janë plakë
Nuk mjafton tu japim
Vetëm dekoratë
Duhet t’i nderojmë
Për gjithçka që dhanë
Janë vet amaneti
I dëshmorëve tanë
Pas dëshmorëve t’ kombit
Veteranët mbesin
T’i duam sa i kemi
Se për çdo ditë po vdesin
Populli që nderon
Ata që luftuan
S’ka fuqi në botë
Atë popull që e shuan
Janar 2022