![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/01/Zafir-Berisha-14.jpg)
Veteranët e UÇK-së do të festojnë, por jo me ata që u koordinuan me Radojqiçin kundër tyre
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha, ka theksuar se veteranët e UÇK-së do të festojnë, por jo me ata që u koordinuan me Radojqiçin kundër tyre.
“Keqinterpretimi me qëllim i vendimit të OVL-UÇK-së për të mos festu me regjimin në ikje, festën e Pavarësis së Kosovës, është servilizëm i tepruar i atyre që shohin andërra me sy hapur!”.
“Ata që dijnë me lexu shqip, në vendim të OVL-UÇK-së mund ta shohin se ata (veteranët) nuk bojkotojnë por do të festojn 17 shkurtin dhe 5. 6. dhe 7 marsin (Epopen e UÇK-së) por jo me ata që u koordinuan me Radojqiçin dhe Listën Serbska kundër pagës minimale që atakonte veteranët e UÇK-së”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ai ka thënë se veteranët do të festojnë, sepse pa ata nuk do të ishin këto festa, dhe në Kosovë ende do të ishte çizmja e okupatorit serb në Kosovë, mirëpo, sipas Berishës, ata (veteranët) kanë vendosur mos të festojnë me ata që kanë dorëzuar dosje kundër UÇK-së në Hagë.
“Nuk festojnë me regjimin ku ka ministra që i shohin si mercenar veteranët e UÇK-së, nuk fetojn me regjimin që invalidët e luftës për 4 vite i kanë lën pa proteza!”, ka shkruar Berisha.