Veteranët e UÇK-së kërkojnë shkarkimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kundërshtuar vizitën e eurodeputetes dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, ka thënë se vizita e Cramonit lidhet pikërisht me intervistimin e presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.
“Ne do të bëjmë një reagim për eurodeputeten Cramon sepse jemi të prekur nga sjellja e saj e paprecedent. Kjo ka kohë që ka humbur ekuilibrin politik që do të duhej ta kishte një raportuese për Kosovën”.
“Përderisa e gjithë bota është quar në këmbë për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale, ajo një ditë pas intervisitimit të presidentit, pa fije turpi ka vizituar Gjykatën Speciale dhe vizita e saj ka për qëllime specifike për këtë rast”, ka thënë Gucati, duke kërkuar nga Parlamenti Evropian që ta shkarkojë Camronin nga pozita e raportueses për Kosovën.
“Ne kërkojmë nga Parlamenti Evropian shkarkimin e Von Cramon dhe t’i hiqet misioni si raportuese për Kosovën”, ka thënë Gucati.