Veteranët e UÇK-së mbështesin protestën e nesërme kundër qeverisë
14 korrik 2023
| 16:49
Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Faton Klinaku, ka bërë me dije se kjo organizatë e mbështet protestën e cila është thirrur kundër koordinimit të qeverisë Kurti me Milan Radojçiqin.
Klinaku ka treguar se do të marrin pjesë në këtë protestë si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër (e shtunë) në orën 18:00 të jenë në sheshet e Prishtinës.
“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së e mbështesin dhe do marrin pjesë në protestën e nesërme. Merrni pjesë edhe ju!”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.
Kujtojmë se dje deputetët e pushtetit e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për pagën minimale, ku veteranët e UÇK-së janë lënë jashtë kësaj page, e cila do të jetë 264 euro.