Veteranët e UÇK-së më 3 shtator protestojnë në Prishtinë

29 gusht 2018 | 20:56

Protesta të reja do të ketë në Prishtinë, për të kërkuar largimin e veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve.

Këtë herë, vet veteranët e UÇK-së të ‘Brigadës 113 Mujë Krasniqi’, që kanë vepruar në kuadër të Zonës Operative të Drenicës, do të protestojnë me datën 3 shtator, nga ora 11:00, në Prishtinë, raporton KTV.

Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës, së bashku me veteranë të tjerë, janë organizatorë të kësaj proteste.

Ai thotë se vetëm në fshatin e tij janë më shumë se 70 veteranë të rremë dhe për këtë ka dëshmuar më shumë se 6 herë te ish-prokurori special, Elez Blakaj.

Zogaj tregon se për shkak të dëshmisë që ka dhënë në Prokurori, është kërcënuar. Por dëshmitë e tij për falsifikimet thotë se janë vërtetuar nga ish-prokurori Blakaj.

Për këtë protestë të paralajmëruar për 3 shtator, Zogaj nuk ka marrë përkrahjen e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, të udhëhequr nga Hysni Gucati, për të cilin thotë se është në shërbim të politikës.

Kreu i OVL së UÇK-së ka paralajmëruar se këtë protestë nuk do ta përkrahin.

Përveç kërkesës për largim të veteranëve të rremë, veteranët e kësaj zone kërkojnë dorëheqjen e kryeprokurorit Lumezi, pasi sipas tyre, ai po pengon përfundimin e hetimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qendrën e Berlinit së shpejti do të fillojë një…