Veteranët e UÇK-së në Dukagjin: Haradinaj na bëri krenarë me shtetin tonë
Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale për Ramush Haradinajn. Kjo organizatë ka thënë se një ftesë e tillë është e motivuar politikisht.
“Ne e çmojmë veprimin e Haradinaj për të ofruar dorëheqjen dhe konsiderojmë se është hap burrëror, i njeriut i cili na bëri të ndjehemi krenar në shtetin tonë, gjatë kësaj kohe sa udhëhoqi me Qeverinë. Ne i bëjmë thirrje spektrit politik të vendit, të qëndrojë bashkë dhe të marrë shembullin e Haradinajt, të jenë të vendosur e jo të bëjnë pazare në kurriz të territoreve dhe qytetarëve. OVLUÇK-ja në Dukagjin, do të jetë në përkrahje të pafajësisë së gjeneralit Haradinaj dhe të gatshëm për çfarë do situate që paraqitet. Në këto momente të vështira për Kosovën, të tregojmë pjekurinë tonë dhe të vendosim interesat kombëtare mbi të gjitha të tjerat”, është thënë në reagim e Degës së OVLUÇK-së në Dukagjin.