Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë sërish protestë

20 qershor 2022 | 10:51

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (OVLUÇK), Faton Klinaku, në një konferencë për media ka thënë se nuk do të pranojnë që të diskriminohen veteranët.

“Në bazë të një vendimi që kemi marrë ne do të protestojmë ditën që do të bëhet ky projektligj për leximin e dytë dhe që nuk përfshihen veteranët”, ka thënë Klinaku.

“Ne i kemi treguar edhe në takim që ne protestën e bëjmë, nëse e rregullon e duartrokasim, ndërsa nëse jo natyrisht që ne protesta do t’i vazhdojmë dhe do të vendosim çfarë lloje proteste do t’i mbajmë”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sunny Hill Festival 2022” është rikthyer në Prishtinë, pas anulimit…