
Veteranët e UÇK-së po protestojnë para Prokurorisë Speciale
19 shtator 2018
| 10:32
Ish-ushtarë të shumtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po protestojnë sot para dyerve të Prokurorisë Speciale në Prishtinë, kjo pasi emrat e tyre janë publikuar në listat e veteranëve si mashtrues.
Ata kanë thënë se kanë ardhur për të dëshmuar se janë veteranët të vërtetë, raporton “Epoka e re”.
Ndërkaq organizatat e dala nga lufta e UÇK-së sot do të mbajnë një konferencë për media në orën 15:00.