Veteranët i shkojnë në zyre Kurtit
17 qershor 2022
| 10:38
Krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Faton Klinaku, kanë hyrë në një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të gjetur një gjuhë të përbashkët rreth pakënaqësisë me ndarjen e tyre nga paga minimale me ligjin e ri, raporton Ekonomia Online.
Takimi i të parit të qeverisë me kategoritë e dala nga lufta vjen vetëm një ditë pasi që këta të fundit protestuan në shenjë pakënaqësie me ndarjen e tyre nga paga minimale me Projektligjin e ri të sjellë në Kuvend.