Veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve të jenë pjesë e pakos emergjente fiskale
07 prill 2020
| 20:31
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve duhet të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale.
Ai ka thënë se mospërfshirja e tyre në këtë pako nuk pranohet dhe si e tillë është diskriminuese. “Nuk do të pranohet nga ne”, ka shkruar ai.
Syla ka thënë se ministri i Financave, Bisnik Bislimi dhe Qeveria Kurti në detyrë duhet të japë llogari për këtë.
“Kjo situatë është shumë e rëndë për ato familje. Ne nuk do të lejojmë këtë padrejtësi”, ka thënë deputeti i AAK-së, Gazmend Syla.
/Epoka e re/