Veteranët janë fundamenti i shtetit

06 qershor 2022 | 22:45

Shkruan: Petrit Hajdari

Asnjë vendi të lirë nuk i mungojnë veteranët e luftës, sepse ata, parimisht, janë arsyeja e lirisë. Shtetet i trajtojnë ata me dinjitet, jo vetëm ekonimikisht, por patjetër që edhe ekonomikisht.

Ky nuk është rasti, sidoqoftë, me Kosovën. Qeveria nuk i trajton me dinjitet veteranët, sepse ajo nuk do veteranë të dinjitetshëm.

Në vend të “Thank you for your service!” Që është formulë respekti ndaj veteranëve në SHBA, Qeveria Kurti iu jep atyre injorim, anashkalim, përbuzje.

Veteranët kryeministrit nuk i kanë asnjë faj, përveç një faji që ai nuk ua fal kurrë: ata guxuan, kur ai nuk guxonte.

Është shqetësuese, por qeveria ka vendosur të mos shqetësohet. E mosshqetësimi është themel i sistemeve të kalbura. Pavarësisht ç’ndodh poshtë, ata lart nuk preken, nuk shqetësohen, prandaj edhe nuk ndiejnë shtysë për të vepruar.

Është për keqardhje, që Qeveria e ka harruar edhe ndjenjën e keqardhjes!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia nuk duhet të mbyllë ambasadën e SHBA-së pavarësisht krizës…