Veteranët kërkojnë t’u rriten pensionet

13 mars 2022 | 10:51

Rritja e pagës minimale në vend që është paralajmëruar të ndodhë së shpejti, nuk do të ndodhë edhe për pagat e kategorive të luftës, në këtë rast për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kur janë në pyetjet kategoritë e luftës nuk duhet të bëhen pazare.

“Nëse kjo qeveri mendon se duhet të anashkalohen kategoritë e luftës së UÇK-së, veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, ku pa ta nuk do të ishin krijuar as institucionet, nuk do të kishim as parlament e as qeveri… Pra, kur janë në pyetje këto kategori të mos të bëhen pazare e të mos bien në nivele të ulëta, që pa pëlqimin tonë, pa qenë pjesë e secilit ndryshim ligji për to, sepse për ne do të jetë e papranueshme dhe do të kundërshtohet”, ka thënë ai.

Klinaku ka theksuar se kategoritë e dala nga lufta nuk janë të kënaqura me qasjen e kësaj qeverie ndaj tyre.

Ai ka thënë se nëse nuk do të ketë ngritje të pensioneve edhe për këto kategori, atëherë nuk do të qendrojnë duarkyq.

“Ne nuk jemi të kënaqur me qasjen e kësaj qeverie që ia bën kategorive të dala nga lufta, e nëse ndodhë që të mos ketë ngritje të ‘pensioneve’, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, sepse veç jemi duke punuar në terren, dhe organet tona drejtuese do të vendosin për çdo kundërshtim”, ka thënë Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus me rreth 50 ukrainas doli nga rruga në…