Veteranët sërish do të protestojnë sapo të mbahet seanca
Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se protestat e veteranëve do të vazhdojnë sërish.
Pas takimit dy orësh në objektin e Qeverisë, veteranët e UÇK-së dhe kryeministri Kurti nuk janë pajtuar sa i përket përfshirjes së veteranëve në Projektligjin për pagën minimale, në të cilin nuk është përfshirë edhe pensioni i tyre.
“Me kryeministrin nuk u dakorduam sepse ne kërkuam që të kthehet pika 3.1, që e ka ndryshuar kjo qeveri me Kuvendin e Kosovës, me të cilën e kanë larguar beneficionin e veteranit të luftës që nuk mund të jetë nën pagën minimale”.
“Edhe ditën që do ta vazhdojnë seancën i treguam se do vazhdojmë me protesta”, ka thënë Klinaku.
Nuk pajtohen Kurti dhe veteranët e UÇK-së