Veteranët takojnë Avokatin e Popullit, diskutojnë për dërgimin e Speciales në Kushtetuese
06 tetor 2020
| 15:32
Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se sot janë takuar me Avokatin e Popullit, Naim Qelajn.
Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se së bashku kanë biseduar për Specialen dhe mundësinë e interpretimit në Gjykatë Kushtetuese.
“Sot, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së takuan avokatin e popullit Naim Qelaj. Përveç urimit të detyrës që ia bëmë, biseduam edhe rreth çështjes së skadimit të afatit të gjykatës speciale, dhe mundësinë e interpretimit në gjykatën kushtetuese”, ka thënë Klinaku.
https://www.facebook.com/Fatonik/posts/10158711671992720