‘Veteranëve të UÇK-së, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet t’u krijohen kushte më të mira financiare’

11 nëntor 2024 | 11:18

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë dje në cilësinë e mysafirit në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-UÇK dega në Deçan, ku ishte i pranishëm edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në fjalën përshëndetëse ish-Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe kryetari i AAK-së, Haradinaj, foli për vlerat e veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së të kësaj zone por edhe të këtyre shtresave në përgjithësi si luftëtar të pathyeshëm, por edhe ndau momente të rëndësishme nga betejat dhe luftërat çlirimtare.

Në këtë kuvend u rizgjodh kryetar i OVL-UÇK dega në Deçan, gjenerali Avdyl Mushkolaj dhe Këshillit Drejtues.

Me ketë rast, kandidati për deputet, Ramush Ahmetaj, i ka uruar suksese Mushkolajt në këtë detyrë, duke theksuar se veteranëve të UÇK-së, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet t’u krijohen kushte më të mira dhe mbështetje financiare për invalidë dhe njerëz që kanë nevojë për ndihmën e shtetit por duhet të sigurohen edhe paga të dinjitetshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, muaj më parë ka dëshmuar…