Veterani amerikan që mori medalje për Kosovën zëvendëson Grenellin në Berlin

29 korrik 2020 | 14:29

Ushtaraku amerikan në pension, Douglas Macgregor, i cili do të pasojë Richard Grenellin si ambasador i ShBA-së në Berlin është shpërblyer me medalje për Kosovën.

Informacioni më i rëndësishëm nga biografia e oficerit, dhe tani diplomatit, është pjesëmarrja në fushatën e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999 që renditet si një nga hapat më të rëndësishëm në karrierën e tij, shkruan “Vesti” i Frankfurtit.

Gazeta ka raportuar se për meritat e tij në këtë fushatë në vitin 2000, McGregorit i ishte dhënë medalja për Kosovën, e cila ishte krijuar nga presidenti i atëhershëm i ShBA-së, Bill Klinton.

MacGregor është marrë me Ballkanin edhe para Kosovës, pasi ishte në ekipin e përfaqësuesit special të ShBA-së për Ballkanin, Richard Holbrooke, si ekspert për çështje ushtarake, dhe kësisoj ishte marrë me përfundimin e negociatave të paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë të mbajtura në Dejton.

Sipas medieve, ai ka fituar karrigen e ambasadorit në bazë të punës së tij si një komentues ushtarak në stacionin televiziv “Fox News” dhe në bazë të mbështetjes së Donald Trumpit. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri Federal i Çështjeve të Veteranëve në Bosnjë dhe Hercegovinë,…