Veterani i Luftës së Dytë Botërore, shërohet nga virusi korona

11 prill 2020 | 11:54

Një veteran 99-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore nga Mbretëria e Bashkuar i ka mbijetuar koronavirusit dhe është liruar për në shtëpi. Atij iu bë edhe një nderim ushtarak nga infermierët që e përcollën nga spitali.

Albert Chambers, që në korrik mbush 100 vjet, u kthye në shtëpi të premten. Ai ishte pranuar në spital para tri javësh pasi kishte lënduar dorën e tij kur ishte rrëzuar. Gjatë këtij trajtimi ai ka filluar t’i shfaqte simptomat e Covid-19 dhe pasi i ishte bërë testi, kishte rezultuar pozitiv. Por, pavarësisht frikës së familjes së tij, ai u shërua. “Faleminderit shumë! Vlerësoj çdo gjë që keni bërë për mua. Nuk mund të ishte më mirë”, ka thënë hambers, i cili ka jetuar i vetëm që nga vdekja e gruas së tij gati dy dekada më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=1u4cQX74eVY&feature=emb_title

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anestezisti Derrick Smith është mësuar më humbjet e tmerrshme të…