Veterani i Luftës së Dytë mbledh 12 milionë funte për shëndetësinë

16 prill 2020 | 11:33

Veterani britanik 99-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore, Tom Moore, ka mbledhur më shumë se 12 milionë funte për punëtorët shëndetësorë që po luftojnë virusin “Korona”, përmes ecjeve në kopshtin e tij.

Kapiteni ushtarak i pensionuar ka përfunduar 100 xhiro në kopshtin 25 metra me ndihmën e protezës për ditëlindjen e tij të 100-të në fund të muajt.

“Unë kurrë nuk kam ëndërruar se do të përfshihem në një ngjarje si kjo”, ka thënë ai kur ka përfunduar ecjen.

Ai kishte planifikuar fillimisht të krijonte një fond prej 1 250 funteve për bamirësi, mirëpo më vonë 600 000 persona kanë kontribuuar në fond, çfarë ka ndikuar në bllokim të faqes së donacioneve për shkak të trafikut të madh.

“Në luftërat e kaluara unë kam qenë ushtar me uniformë në vijën e parë të frontit. Këtë herë ushtria jonë janë mjekët dhe infermierët në uniformë”, ka thënë ai për një medium britanik.

“Ne do ta tejkalojmë këtë”, tha ai.

Moore ka shërbyer në Indi, Mianmar dhe Indonezi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas hyrjes në fuqi të masave të reja nga Qeveria…