Veterani i UÇK-së bëhet me banesë të re, ndihmojnë bashkëluftëtarët
Iniciativa e Batalionit të parë, Brigada 114 “Fehmi Lladrovci”, për blerjen e një banese për veteranin e UÇK-së Basri Sulejmani nga Bujanovci, mori përgjigjen që pritej nga të gjithë njerëzit vullnetmirë.
Qëllimi për sigurimin e një kulmi mbi kokë për veteranin e UÇK-së, është arritur.
Me këtë rast, janë falendëruar kontribuesit nga të gjitha trojet shqiptare dhe ata nga diaspora që pa hezitim ndihmuan në arritjen e këtij qëllimi.
Ish-ushtari i Batalionit I të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” tash e sa kohë ka qenë duke jetuar në një shtëpi me qera në Mitrovicë, pas mohimit të së drejtes për t’u kthyer në vendlindje (Bujanoc), pasi shteti serb ka dhënë urdhër arrest pë të.
Të bashkangjitur e gjeni njoftimin e plotë nga Batalioni i parë, Brigada 114 “Fehmi Lladrovci”: