Veterani i UÇK-së bëhet me shtëpi të re

10 shtator 2020 | 21:53

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Shala nga Kleçka në profilin e tij ka njoftuar se bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në shtetet e jashtme të organizuar nga Sherif Shala, ia kanë ndërtuar veteranit të UÇK-së, Fari Bojkut, një shtëpi.

Postimi i plotë i Shalës:

Sot është përuruar shtëpia e ndërtuar për veteranin e luftës së UÇK-së, Fari Bojku, nga Dervari i Vushtrrisë.

Shtëpia për veteranin e luftës së UÇK-së, është ndërtuar nga bashkadhetaret në Zvicer, me iniciativë të Sherif Shala, i cili i ka mbledhur mejtet financiar për të rregulluar shtëpin bashkëluftëtarit tonë.

Unë dua t’i falemnderoj nga zemra të gjithë ata mergimtar nga Zvicrra që ndihmuan me mejtet financiare për rregullimin e shtëpis?

Shtëpia është e ndërtuar sipas standardeve, me hapësirë dhe kushte për banim dhe jetë normale.

Urime shtepia? familja Bojku, e gëzofshi ??.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iniciativa e Departamentit për Politika Gjinore në PDK, e udhëhequr…