Veterani i UÇK-së i infektuar me Covid-19: Flaka më doli, virusi ma ka humbur fuqinë (Video)
02 gusht 2020
| 12:14
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zekri Agushi, ka publikuar një video përmes të cilës ka treguar se është infektuar me Covid-19.
Në këtë video, ai ka bërë me dije se është në ditën e pestë prej se është infektuar me Covid dhe se ka shumë temperaturë.
“Jam i infektuar me Covid-19. Kam temperaturë shumë të madhe. Te dikush ka simptoma shumë të rënda, te dikush më të lehta. Më ka humbur fuqia e çka kam. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur vetëdija. E pesta ditë dhe flaka më doli. Jam invalidë i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mua tek i madhi Zot”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/100001349688157/videos/3090270654361227/