Veterani i UÇK-së, kunati i Albulena Haxhiut shpërthen në lot: Çmimi i ikjes nga Kosova qenka shumë i madh
Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti politik i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi është detyruar që ta lëshojë vendlindjen e tij për të gjetur jetë më të mirë në mërgim. Ai ka bërë të ditur se nesër do të fluturojë drejt Finlandës.
Në emisionin Frontal të T7, Krasniqi është paraqitur në gjendje të rënduar emocionale dhe ka shpërthyer në lot kur është pyetur për vendimin e tij.
“Kërkoj falje për arsye se… me të vërtetë ndihem keq, por kjo është jeta… nuk kemi derdhë lot, kemi këndu kur na u kanë vrarë shokët e luftës, por çmimi i ikjes qenka shumë i madh”, ka thënë Krasniqi.
“Edhe, sinqerisht, po e përjetoj rëndë”, ka thënë Krasniqi, i emocionuar.
“Realisht unë nuk humbi, humb Kosova, ka me humbë Kosovë me këto ikje edhe me këtë abuzim që po u ndodh të gjitha kategorive të shëndosha të shoqërisë”, ka thënë tutje ai.
Krasniqi ka thënë se shpreson për ditë më të mira në vend.
“Ky është çmimi që duhet ta paguajmë për ta mbajtur ballin lart e kurrizin drejtë”, ka thënë Krasniqi, i cili është edhe i afërm i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.