Veterani i UÇK-së Nasuf Mjekiqi diagonstifikohet me leukemi, i duhen mjete për shërim
14 gusht 2019
| 13:13
Veterani i luftës së UÇK-së, Nasuf Mjekiqi është diagnostifikuar me sëmundjen Leucemia Acute.
Trajtimi për këtë sëmundje bëhet jashtë vendit dhe shërimi i kushton 155 000 euro.
Nasufi është i lindur me 05.05.1976 nga fshati Grabovc i Epërm, është veteran i luftës së UÇK-së dhe baba i tre fëmijëve, kërkon ndihmën tuaj për t’u shëruar nga kjo sëmundje pasi që familja e tij nuk ka mundësi të sigurojë kaq shumë mjete për shërim.
Familjarët e Nasufit kërkojnë nga qytetarët që kushdo që ka mundësi, t’i ndihmojë Nasufit me aq sa ka.
Numri i xhirollogarisë bankare ku mund ta ndihmoni atë është:
Raiffeisen Bank
XK051501170000633770
Blerim Mjekiqi