‘Veterani’ luftoi nën shembullin e Gjergj Kastriotit
Shkruan: Hisen Berisha – (18 Prill, 1999 – Koshare)
Në përjetësinë e memories historike kushtetuese të Republikës së Kosovës, emri i Heroit Sali Çeku shkruhet i pari jo vetëm pse ai ra heroikisht në mbrojtje të tokës dardane që u çlirua me pushkë por, sepse si kryetar i Komunës së Deçanit edhe si ushtaraku kosovarë, i pari i krijoj bërthamat e pushtetit lokal dhe të Ushtrisë së Kosovës, mbështetur në Kushtetutën e Kaçanikut.
Në përkujtimet e kaluara, oratorët kanë thënë shumëçka nga poliedrizmi i figurës së Herojit Sali Çeku, ushtarakët provuan ta përshkruajnë dinamikën e luftimeve kur ai iu printe ushtarëve të UÇKs duke komanduar e luftuar, përshkruan ditë të tëra kujtimesh gjatë jetës në kazermat e Ushtrisë shqipëtare dhe të UÇK- së, luftën e filluar qysh në aksionet e para të njohur si “grupi i Deçanit”, përshkruan stërvitjet në Shqipëri në poligonet e Ushtrisë shqiptare dhe nga këto kujtime, Ne deri sot e njohim Veteranin, edhe si një prind i devotshëm, edhe si një burrështetas i zellshëm.
Mirëpo sot në një reflektim prej ushtaraku, dua ta prezantoj – taktikën që përdori ‘Veterani’ ditën e rënies.
Komandat Salihu, me tu integruar Fadil Hadergjonaj në Betejë, e kishte vendosur në komandim të batalionit të dytë në drejtimin operativ 777 dhe në shembullin e taktikës së Gjergj Kastriotit, duke iu kërkuar bashkëluftëtarëve ti lejojnë forcat armike t’iu shkojnë në afersi, ndërsa vet Veterani në shembullin e Gjergj Kastriotit, doli jashtë rrezes se rrethimit, mblodhi forca dhe goditi pikat e dobeta të njësive speciale serbe që kishin nis mësymjen për okupimin e Rrasës.
Pra në kontekstin taktik operacional Sali Çeku ringjalli taktikën gjeniale të Gjergj Kastriotit dhe kjo taktikë mundi akademine ushtarake serbe.
Dimensioni i kësaj taktike përdorur atë ditë është terheqja e serbëve me debakël strategjik dhe humbje të mëdha në njerëz që sipas dokumentave të bëra tashmë publikë nga armata millosheviçjane, në këtë betejë njësia speciale serbe kishte humbur shefin e saj operacional, komandant i këtij sulmi dhe tërhjekë me plagë të rënda ndihmës komandantin e tij.
Operacionet ushtarake të komanduara nga komamdant Sali Çeku në çlirimin e Rrasës dhe mbrojtjen e saj si tokë të lirë do të studjohen në të ardhmen dhe taktika moderne e mësymjes dhe kundersulmit do ti ketë si libra të çmuar.
Një Betejë që ka në themelet e saj dy Heronjët që e projektuan marjen e vijes së gjërë kufitare në regjionin e Koshares dhe që e vendosën në shtylla të shëndosha ushtarake pa dyshim se kurrë deri sa dielli e hana t’a nditin tokën nuk do harrohen.
Lavdi e përjetshme!
Zoti e bekoftë veprën e Heronjëve të luftës së UÇK-së!
Zoti e bekoftë gjakun e Sali Çekut!
Rrnoftë Republika e Kosovës shtet i pavarur e sovran si kryevepra e gjakut të Heronjëve derdhur gjithandej betejave të luftës së UÇK-së!