Veteranit të UÇK-së, Sylejman Pepshi, i jepet lamtumira e fundit

21 tetor 2020 | 11:05

Në Junik, me pjesëmarrjen e shumë miqve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të Junikut, është varrosur dje veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Pepshi.

Të pranishëm në këtë ceremoni mortore ishin edhe anëtarët dhe udhëheqësit e këshillit bashkiak të qytetit të Bajram Currit dhe të Tropojës, si dhe udhëheqës të institucioneve të Kosovës, e ish-luftëtar të UÇK-së.

Me një fjalë rasti, në emër të Junikut, të pranishëmve iu drejtua nënkryetari i Komunës së Junikut, Faik Tofaj, i cili vlerësoi lart kontributin e Sylejman Pepshit para dhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa në emër të qytetarëve të Tropojës të pranishmit i përshëndeti Ali Syla, i cili vlerësoi angazhimin e të ndjerit gjatë periudhës së luftës së Kosovës dhe kontributin e tij dhënë për të plagosurit dhe për kujdesin ndaj familjeve të ikura nga Kosova, duke u bërë vend nëpër familjet shqiptare në Tropojë dhe Bajram Curr.

Syla, ndër të tjera, e arsyetoi edhe shpalljen “Qytetar Nderi” që kjo komunë i kishte dhënë Sylejman Pepshit në vitin 2015. Syla, në emër të Bashkisë së Bajram Currit, i njoftoi të pranishmit se Tropoja do ta kujtojë dhe ta nderojë për çdo përvjetor vdekjen e bacës Selmon siç e quajnë shqiptarët matanë kufirit.
Sylejman Pepshi ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeç.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni Nisma-AKR është bërë me grup parlamentar. Në fillim të…