Vetëtima, bubullima dhe shi, moti sot, në fundjavë dhe në javën tjetër
Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të jetë më ngrohtë, por me mot të ndryshueshëm. Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë.
Në ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot më i ndryshueshëm. Do të ketë edhe vransira por edhe intervale me diell, e ditën e premte edhe erë më të fuqishme nga juglindja. Gjithashtu priten edhe kushte për reshje lokale shiu deri të shtunën herët në mëngjes.
Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende vlerat e çastit kalojnë edhe në të dobëta.
22.04 – Herët në mëngjes riga lokale shiu. Ditën ngrohtë, me diell e vransira, por edhe do fryjë erë më e fuqishme. Vonë pasdite dhe në mbrëmje edhe reshje lokale shiu, me mundësi për bubullima.
23.04 – Reshjet e shiut vazhdojnë herët në mëngjes. Ditën ngrohtë, me më shumë diell e zhvillime të vransirave lokale.
24.04 – Më ngrohtë, me diell e vransira kalimtare.
25.04 – Vransira e diell. Më ngrohtë. Përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat në rritje. Minimalet rriten nga 1C të enjten në 5C e 8C ditëve të fundjavës. Maksimalet deri në 19C ditën e premte, e të dielen edhe në 23C.
Era frynë kryesisht nga jugu e juglindja, e lehtë e mesatare 3-12m/s, e ditën e premte edhe e fuqishme me hove deri në 17m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.