Vetëtimë mbi Prekaz, skaj kompleksit përkujtimor të Jasharëve
21 maj 2020
| 09:52
Fotografi mahnitëse janë shkrepur gjatë ditës së djeshme në Kosovë, pas motit me vetëtima dhe bubullima. Një foto e bukur është shkrepur në Skenderaj, konkretisht në Prekaz, nga fotografi Sefer Aliqka.
Kjo fotografi është shpërndarë nga Bekim Jashari, familjari i familjes së Adem dhe Hamëz Jashari, kurse komentuesit kanë shkruar se po vërejnë një detaj interesant në foto dhe kanë pyetur nëse është fotografi e manipuluar. Ata kanë thënë se aty po e shohin figurën e komandantit Adem Jashari.
Pyetjeve dhe dyshimeve ët tyre u është përgjigjur autori i fotografisë, i cili ka thënë se nuk ka asnjë ndërhyrje në të.