Vetëvaret 17 vjeçari në Gjakovë, flet policia
16 nëntor 2020
| 08:23
Një 17 vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët në fshatin Rogovë të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Rogovë të Gjakovës. Një 17-vjeçar është varur. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij të cilët e kanë dërguar në spital ku mjekët e kanë konstatuar vdekje e tij”, ka thënë Gjurkaj.