Vetëvaret një 23 vjeçar në Prishtinë

06 dhjetor 2020 | 20:49

Një vetëvrasje raportohet të ketë ndodhur sot në qendër të Prishtinës.

23 vjeçari, E.B i dha fund jetës së tij duke u vetëvar. Sipas burimeve të lajmi.net, viktima është gjetur i varur në dhomën e tij ndërsa rasti është raportuar në polici nga familjarët.

Lidhur me këtë “lajmi.net”,  ka kontaktuar Zyrën për Informim në Policinë e Kosovës, ku edhe kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë forenzike të policisë, specialist për trajtimin e rasteve të tilla si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar rastin.

 

“Rreth orës 18:00 është marrë informata dhe policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Mbështetur në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe informacioneve të marra nga dëshmitarët, të gjitha sugjerojnë për dyshimet që viktima një mashkull 23 vjeç të jetë varur. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës në rrugën ‘Josip Rela-Prishtinë’”, thanë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.

Aktualisht po trajtohen të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen për ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka…