![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/policia-6-696x445-1.jpg)
Vetëvaret një 51-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje
15 korrik 2021
| 21:54
Një 51-vjeçar ka vdekur në Studeçan të Suharekës, pasi u gjet i varur në litar nga familjarët e tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha rasti është e cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar. Kjo po cilësohet si vdekje e dyshimtë”, tha Osmanollaj.