Vetëvarja e të burgosurit, suspendohen dy zyrtarë korrektues
06 shtator 2019
| 20:33
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se lidhur me vetëvarjen e të burgosurit F. I, janë suspenduar dy zyrtarë korrektues.
ShKK-ja menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç’rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.
“Pas gjithë kësaj, ne mbetemi të përkushtuar që për të gjitha rastet e tilla ti gjejmë dështimet e mundura përbrenda SHKK-së”, është theksuar në njoftimin për media.
/Epoka e re/