Vetëvendosja ankohet në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-it

27 janar 2021 | 15:33

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sipas të cilit pesë kandidatë të kësaj lëvizje mbesin jashtë garës për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka shprehur bindjen se pesë kandidatët e saj për deputetë do të certifikohen për zgjedhjet e 14 shkurtit nga Gjykata Supreme.

Ai ka thënë se kjo gjykatë ka argumente të mjaftueshme për të certifikuar kandidatët e tyre.

“Kodi Penal mbi të cilën i janë shqiptuar dënime kandidatëve tanë s’përbën asnjë efekt juridik dhe ne besojmë që kandidatët tanë do të certifikohen duke ditur edhe profesionalizmin që ekziston Gjykata Supreme”, është shprehur ai.

I pyetur për veprimet që do t’i ndërmarrin nëse nuk certifikohen kandidatët, Sallahu ka thënë se nuk beson që një gjë e tillë të ndodh, pasi sipas tij, Supremja do të vendos në favor të tyre.

Por, ai se ka përjashtuar mundësinë e dërgimin të vendimit në Kushtetuese për pezullim.

Sipas vendimit të PAZP-së, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Labinotë Demi-Murtezit dhe Bajram Mavriqit i ndalohet kandidimi për deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka…