Vetëvendosja dyshon se ka pasur keqpërdorime në tenderin e qumështit për fëmijët

04 janar 2019 | 12:43

Lëvizja Vetëvendosje (LV) nëpërmjet një komunikate për medie ka hedhur dyshime se ka pasur keqpërdorime në tenderin e qumështit për fëmijët në kryeqytet.

Sipas Vetëvendosjes, në periudhën 2014-2015 në tenderin për qumësht për klasat e para deri te të pestat oferta për një qumësht të vogël ka qenë 10 cent dhe se fitues i këtij tenderi ka qenë “Devolli group” Sh.P.K, me qumështin Vita ku vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 200 000 euro, kurse për vitin 2018 i njëjti tender me të njëjtin numër të njësive për të njëjtin numër të nxënësve i ka kushtuar komunës 733 698 euro.

“Për vitin 2018 i njëjti tender me të njëjtin numër të njësive për të njëjtin numër të nxënësve i ka kushtuar komunës 733 698 euro. Për të njëjtat pecifikacione, i njëjti paketim dhe e njëjta kompani prodhuese, pra qumështi VITA nga ‘Devolli group’ Sh.P.K. Vetëm se kompania prodhuese nuk ka marrë fare pjesë edhe pse ka qenë përfituese e tenderit të parë. Kjo është rrjedha e ngjarjeve me të cilën është dëmtuar buxheti i Komunës, pra paratë e qytetarëve për 530 000 euro. – Tenderi paraprak në periudhën 2014-2015 ka qenë me vlerën 200 000 euro. Në shpalljen e tenderit për vitin 2018, vlera e parashikuar e tenderit është bërë 730 000 euro pa asnjë studim apo analizë. Do më thënë 530 000 euro më shumë”, është thënë në komunikatën e LV-së.

/Epoka e re/ 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thonë se përdorimi i tepërt i ekraneve nga fëmijët është…