Vetëvendosja edhe në Prishtinë e deklason LDK-në
15 shkurt 2021
| 23:48
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare edhe për Komunën e Prishtinës.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm me 62.359 vota ose 64.09 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.695 vota ose 17.16 për qind.
Në vendin e tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 11.673 vota ose 12 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e katërta me 3.395 vota ose 3.49 për qind, Nisma e pesta me 1.340 vota ose 1.38 për qind, ndërsa subjektet e tjera kanë marrë 1.839 vota ose 1.88 për qind.
Dalja e votuesve në Prishtinë ka qenë 106.477 ose 57.36 për qind nga gjithsej 185.635 qytetarë me drejtë vote.