Vetëvendosja është organizatë propagandistike

15 tetor 2024 | 08:37

Analisti Dardan Sejdiu ka komentuar bisedat e publikuara mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.

Ai është shprehur se një pjesë e madhe e kapaciteteve të Vetëvendosjes, sipas tij, janë në zyrën për komunikim dhe media.

Sejdiu tutje u shpreh se Vetëvendosja është organizatë propagandistike, përcjell Klankosova.tv.

“Një pjesë e madhe e kapaciteteve të Vetëvendosjes janë në zyrën për komunikim dhe media, në kuadër të Vetëvendosjes”.

“Pra, Vetëvendosja është organizatë propagandistike. Ky është një prej mënyrave të ndërtimit të narracionit dhe mënyrës së diskutimit për qeverisje. Më shumë është rreth diskursit politik, sesa rreth përmbajtjes së punës”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri linjat ajrore iraniane, “Saha Airlines”, “Mahan Air” dhe “Iran…